DISPOZITAT DHE KUSHTET E PËRGJITHSHME TË MARRJES ME QIRA TË AUTOMJETEVE

Shoqëria e tregtisë. transportit dhe shërbimeve MIDA RENT-A-KAR TURS SHPKNJP Shkup është një kompani e regjistruar në Republikën e Maqedonisë, me seli në Bul.8 Shtatori nr.18 Shkup, me numër të vetëm tatimor 4030001406990 dhe NIPT 5496969.

Në mbështetje të dispozitave dhe kushteve të përgjithshme të dhënies me qira, MIDA RENT-A-KAR TURS SHPKNJP Shkup në rast se do të lidh një kontratë për dhënien e një automjeti me qira, merr përsipër t’i jap Qiramarrësit me qira një automjet (automjete), për një periudhë kohore që do të përcaktohet me Kontratën e dhënies së automjetit me qira dhe në përputhje me dispozitat dhe kushtet e përgjithshme dhe dispozitat e definuara me Kontratën e dhënies me qira.

Me dispozitat dhe kushtet e përgjithshme definohen elementet në vazhdim:

1. Pronësia e automjetit që jepet me qira:

Automjeti (automjetet) janë pasuri e patjetërsueshme e MIDA RENT-A-KAR TURS SHPKNJP Shkup, ndërsa individi/subjekti që merr automjetin me qira nuk ka asnjë të drejtë ose autorizim tjetër, me përjashtim të të drejtave dhe autorizimeve që janë paraparë me Kontratën e dhënies me qira.

2. Kush mund të lidh kontratë qiradhënieje?

Kontratë për dhënien e një automjeti me qira mund të lidh një individ ose subjekt juridik vendas ose i huaj, ndërsa automjetin mund ta drejtojë një person që ka mbushur moshën 23 vjeçe, që është pajisur me patentë shoferi të kategorisë që përputhet me llojin e automjetit që jepet me qira dhe që ka përvojë shoferi prej të paktën 3 vitesh (3 x 365).

Përdoruesi i automjetit gjatë lidhjes së Kontratës për dhënien e një automjeti me qira ka për detyrë të sigurojë një dokument identifikimi – kartë identiteti valide/pasaportë dhe patentë shoferi të kategorisë që mundëson drejtimin e automjetit që jepet me qira.

Në rast se përdoruesi i automjetit nuk do të sigurojë dokumentacionin e duhur dhe të plotë dhe në rast se pagesa do të realizohet në një nga mënyrat e parapara për këtë qëllim, MIDA RENT-A-KAR TURS SHPKNJP Shkup ka të drejtë të mos ia kthejë Përdoruesit mjetet e paguara.

3. Dhënia me qira dhe pranimi i automjetit:

Përdoruesi do të pranojë automjetin pas lidhjes së Kontratës për dhënien e automjetit me qira.

Me lidhjen e Kontratës për dhënien e automjetit me qira, Përdoruesi konfirmon se automjeti dhe pajisjet që merren me qira janë pa defekte.

Përdoruesi ka për detyrë të kthejë automjetin brenda afatit të paraparë me Kontratën e dhënies së automjetit me qira.

Automjeti mund të përdoret në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në territorin e Evropës.

4. Individët që nuk mund të drejtojnë automjetin e marrë me qira:

Automjetin e marrë me qira (automjetet) nuk mund ta drejtojë individi më poshtë:

- Një individ që nuk është paraparë/identifikuar me Kontratën e dhënies së automjetit me qira dhe nuk autorizuar nga ana e personit/subjektit që ka marrë automjetin me qira për drejtimin e tij. Drejtimi i automjetit nga ana e një personi të paautorizuar do të konsiderohet si shkelje e dispozitave të përgjithshme dhe kushteve, ndërsa Përdoruesi i automjetit do të mbajë përgjegjësi dhe do të ballafaqohet me të gjitha pasojat negative lidhur me drejtimin e automjetit të marrë me qira nga ana e një personi të paautorizuar.

5. Automjeti nuk mund të përdoret për qëllimet dhe në rastet në vazhdim:

- për transport pasagjerësh dhe mallrash me pagesë

- për çfarëdolloj gare ose prova shpejtësie

- nën ndikimin e alkoolit, qetësuesve, narkotikëve, substancave që mund të shkaktojnë përgjumësi dhe barnave të tjera

- nga një individ që ka paraqitur të dhëna të rrema gjatë lidhjes së Kontratës për dhënien e automjetit me qira

- në rast se automjeti nuk është në gjendje përdorimi ose është tejkaluar numri i pasagjerëve ose kapaciteti i bagazhit dhe nëse ka skaduar afati i lejes së qarkullimit ose për një arsye tjetër që e bën automjetin të papërdorshëm në aspektin teknik

- jashtë rrugëve të kategorizuara

- për transportin e materialeve të rrezikshme dhe që mund të ndizen dhe/ose materialeve radioaktive

- për transportin e kafshëve të gjalla dhe kafshëve shtëpiake

- automjeti nuk mund të rijepet me qira ose t’i jepet për përdorim një personi tjetër, me përjashtim të personit që ka lidhur Kontratën e marrjes së automjetit me qira ose një personi të autorizuar prej tij për përdorimin e automjetit

- automjeti nuk mund të tjetërsohet, të bëhet objekt hipoteke ose objekt përmbarimi dhe nuk mund të jepet në formë garancie ose sigurimi në favor të subjekteve të treta.

Me mosrespektimin е dispozitave më sipër Përdoruesi do të mbajë përgjegjësi për të gjitha pasojat negative, ndërsa MIDA RENT-A-KAR TURS SHPKNJP Shkup ka të drejtë të kërkojë automjeti të kthehet MENJËHERË dhe të kërkojë kompensimin e dëmit të shkaktuar me mosrespektimin e kushteve dhe dispozitave të përgjithshme.

6. Mirëmbajtja dhe servisimi i automjetit

- gjatë gjithë kohëzgjatjes së Kontratës së dhënies së automjetit me qira Përdoruesi ka për detyrë ta përdor automjetin me përgjegjësi dhe ndërgjegje dhe ka për detyrë t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme lidhur me mirëmbajtjen e automjetit në gjendjen në të cilën e ka pranuar

- gjatë gjithë kohëzgjatjes së Kontratës së dhënies së automjetit me qira Përdoruesi ka për detyrë të mbush rezervarin me karburantin përkatës dhe në rast nevoje të përdor solucionin e duhur për xhamat e automjetit dhe antifriz. Në rastet e përdorimit të karburantit joadekuat, individi/subjekti që merr automjetin me qira do të mbajë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara, me përjashtim të rasteve kur përgjegjësia do t’i kalohet një personi të tretë

- pirja e duhanit në automjetet (nuk) është e ndaluar, në rast se nuk është theksuar në një mënyrë deklarative. Për automjetet në të cilat është ndaluar pirja e duhanit MIDA RENT-A-KAR TURS SHPKNJP Shkup ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim në shumë prej 3.090,00 denarë, në rastet e mosrespektimit të ndalesës nga ana e individit/subjektit që merr automjetin me qira ose personit të autorizuar prej tij

- Përdoruesi ka për detyrë të kontrollojë gjendjen e sinjalizimit të kroskosë së automjetit dhe ka për detyrë të marrë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për parandalimin e dëmeve dhe veçanërisht për respektimin e intervaleve kohore të servisimit të rregullt të automjetit

- Përdoruesi ka për detyrë të kontrollojë rregullisht automjetin, të kontrollojë rregullisht nivelin e vajit dhe ujit të automjetit dhe presionin e gomave të automjetit

- Përdoruesi ka për detyrë në çdo 15.000 km të njoftojë qiradhënësin për realizimin e serviseve të rregullta të automjetit të marrë me qira, për shkak të ndërrimit të filtrave të vajit dhe ajrit në servilin e autorizuar

- ndalohet çdo lloj ndryshimi dhe/ose intervenimi mekanik në automjetin e marrë me qira, ndërsa në rastet e shkeljes së kësaj ndalese Përdoruesi do të mbulojë shpenzimet e kthimit të automjetit në gjendjen në të cilën është pranuar.

7. Përgjegjësia për dëmet e shkaktuara

Përdoruesi do të mbajë përgjegjësi për të gjitha dëmet që do t’i shkaktohen automjetit, si dhe pjesëve dhe pajisjeve të tij, që nuk njihen me kushtet e parapara me sigurimin kasko.

Përdoruesi do të mbajë përgjegjësi për dëmet që do t’i shkaktohen automjetit dhe pjesëve ose pajisjeve të tij, që kanë ndodhur si rezultat të përdorimit joadekuat.

Përdoruesi do të mbajë përgjegjësi për dëmet që do të ndodhin si rezultat të ndërrimit të pjesëve ose pajisjeve, në rastet kur një ndërrim i tillë ka qenë i panevojshëm ose në rastet kur pjesët do të ndërrohen me pjesë të përdorura ose pjesë me cilësi më të dobët ose joadekuate.

8. Depozita

Gjatë marrjes së automjetit me qira Përdoruesi ka për detyrë të depozitojë një shumë prej 500 Euro (pa TVSH), ndërsa pagesa e depozitës mund të bëhet vetëm me kartë krediti. Shuma e depozitës është fikse dhe nuk varet nga lloji i automjetit që do të merret me qira.

Depozita do të mbetet në MIDA RENT-A-KAR TURS SHPKNJP Shkup deri në kthimin e automjetit, në gjendjen në të cilën është pranuar.

Depozita do të mbahet në formën e sigurimit për dëmet e mundshme ose prishjen e automjetit dhe për kompensimin e dëmit të shkaktuar, që do të kalojë shumën e franshizës (500 Euro), që vlen për sigurimin Kasko.

9. Rezervimi dhe tërheqja e rezervimit të automjetit

Rezervimi i automjetit mund të bëhet me telefon ose në ambientet e MIDA RENT-A-KAR TURS SHPKNJP Shkup në aeroport ose në ambientet e MIDA Qendra e biznesit në Shkup, në adresën Bul.Revolucioni i Tetorit nr. 18.

Rezervimi mund të bëhet edhe online, në ueb faqen e MIDA RENT-A-KAR TURS SHPKNJP Shkup.

Gjatë rezervimit të automjetit Përdoruesi ka për detyrë të paguajë shumën e plotë të marrjes së automjetit me qira.

Në rastet e tërheqjes së rezervimit të automjetit, MIDA RENT-A-KAR TURS SHPKNJP Shkup do të bëj refundimin e mjeteve si më poshtë vijon:

- për tërheqjen e rezervimit 15 ditë para ditës së marrjes së automjetit – 50% të shumës së përgjithshme

- për tërheqjen e rezervimit 7 ditë para ditës së marrjes së automjetit – 70% të shumës së përgjithshme

- në rast se qiramarrësi nuk do ta marrë automjetin në ditën e paraparë për marrjen e tij – 0% të shumës së përgjithshme

Pagesa mund të bëhet me para të gatshme ose online. Pagesat online mund të bëhen vetëm me kartat e kreditit/debitit të MASTERCARD dhe VISA.

Në rastet e pagesave online e gjithë shuma e qirasë so automjetit do të rezervohet në favor të MIDA RENT-A-KAR TURS SHPKNJP Shkup.

Pagesat mund të bëhen me para të gatshme ose me kartat e kreditit/debitit të MASTERCARD dhe VISA.

10. Mënyra e pagimit

Pagesa mund të bëhet paraprakisht (në rastet e rezervimit online, rezervimit me telefon ose në raste e rezervimit në zyrat e MIDA RENT-A-KAR TURS SHPKNJP Shkup në Aeroport ose në MI-DA Qendra e biznesit në Shkup).

Pagesa mund të bëhet edhe pas dërgimit të faturës. Pas përfundimit të Kontratës së marrjes me qira do të përllogaritet shuma e qiradhënies, në bazë të çmimores së qiradhënies, që vlen në ditën e lidhjes së Kontratës, duke marrë parasysh të dhënat e kontratës, shpenzimet plotësuese dhe kushtet eventuale të veçanta.

Shuma e fundit dhe e plotë e qiradhënies do të faturohet dhe arkëtohet gjatë kthimit të automjetit dhe skadimit të afatit të përdorimit të automjetit, më saktësisht brenda 8 (tetë) ditëve pas pranimit të faturës. Në të kundërt do të përllogaritet dhe arkëtohet kamatë vonese për pagesën e vonuar.

Me lidhjen e kontratës me MIDA RENT-A-KAR TURS SHPKNJP Shkup Përdoruesi është dakord në mënyrë deklarative se MIDA RENT-A-KAR TURS SHPKNJP Shkup nga llogaria e tij ka të drejtë të arkëtojë të gjitha shumat e qiradhënies që kanë mbetur të pa u arkëtuar, ndërsa për këtë qëllim Përdoruesi ka për detyrë të nënshkruajë pëlqim me shkrim gjatë pranimit të automjetit.

Në rast se Kontrata e qiradhënies do të nënshkruhet nga më shumë individë, të njëjtët do të mbajnë përgjegjësi individuale dhe solidare lidhur me pagimin e të gjitha shumave të arritura sipas Kontratës.

11. Vazhdimi i qiradhënies dhe kthimi i automjetit

Përdoruesi ka të drejtë të vazhdojë kontratën e qiradhënies së automjetit dhe për këtë gjë ka për detyrë të njoftojë MIDA RENT-A-KAR TURS SHPKNJP Shkup të paktën 1 ditë para skadimit tlë afatit të Kontratës.

Përdoruesi ka për detyrë të kthejë automjetin ditën dhe orën e paraparë me kontratën e qiradhënies së automjetit, si dhe në vendin ku e ka pranuar automjetin.

Periudha e qiradhënies së automjetit do të konsiderohet e përfunduar pas kthimit të automjetit në njësinë afariste të MIDA RENT-A-KAR TURS SHPKNJP Shkup, ku është pranuar automjeti dhe pas dorëzimit të çelësave dhe lejes së qarkullimit personit të autorizuar të MIDA RENT-A-KAR TURS SHPKNJP Shkup.

Në rast se Përdoruesi do të vonojë kthimin e automjetit më shumë se 2 (dy) orë, llogaritur nga afati i paraparë për kthimin e tij, atij do t’i faturohet një shumë e barabartë me shumën e paraparë për përdorimin njëditësh të automjetit.

MIDA RENT-A-KAR TURS SHPKNJP Shkup nuk ka për detyrë të kthejë mjetet e paguara, në rastet e kthimit të automjetit para afatit të paraparë me Kontratën.

MIDA RENT-A-KAR TURS SHPKNJP Shkup nuk do të mbajë përgjegjësi për sendet ose dokumentet e lëna ose të harruara brenda automjetit.

Gjatë kthimit të automjetit Përdoruesi ka për detyrë bashkë me personin e autorizuar të MIDA RENT-A-KAR TURS SHPKNJP Shkup të kontrollojë automjetin për të konstatuar gjendjen e tij, ndërsa në rastet kur Përdoruesi nuk do të jetë në gjendje ose do të refuzojë kontrollimin e automjetit, personi i autorizuar i MIDA RENT-A-KAR TURS SHPKNJP Shkup ka të drejtë të kontrollojë automjetin edhe pa prezencën e tij.

Në rast se gjatë kthimit të automjetit dhe pas kontrollimit të tij do të konstatohet se automjeti ka dëmtime, të njëjtat do të arkëtohen nga shuma e depozitës, në favor të MIDA RENT-A-KAR TURS SHPKNJP Shkup.

12. Derivati

Derivati nuk është përfshirë në çmimin e dhënies së automjetit me qira.

Automjeti do të jepet me qira me rezervuar të plotë dhe Përdoruesi ka për detyrë ta kthejë të njëjtin me rezervuar të plotë. Në rast se automjeti do të kthehet me më pak karburant, Përdoruesi do të paguajë nga 2 Euro për një litër karburant, deri në mbushjen e rezervuarit.

13. Defektet

Përdoruesi ka për detyrë për çdo defekt të njoftojë menjëherë qiradhënësin.

Riparimi ose ndërrimi i pjesëve mund të bëhet vetëm në servilet e autorizuar. Në të kundërt qiramarrësi do të mbajë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara dhe riparimin ose ndërrimin e pjesëve në një servil të paautorizuar dhe nuk ka të drejtë të kërkojë kthimin e mjeteve të paguara për riparimin ose ndërrimin e pjesëve të automjetit.

Në rast se pjesët janë ndërruar jashtë vendit, Përdoruesi ka për detyrë, pa marrë parasysh lejen e riparimit ose ndërrimit të pjesëve, që gjatë kalimit të kufirit ose doganës të vulosë llogarinë ose mandatpagesën dhe të paraqesë pjesën e ndërruar. Përdoruesit do t’i pranohen shpenzimet e riparimit ose ndërrimit të pjesëve të automjetit jashtë vendit sipas shumës së evidentuar me llogarinë përkatëse ose mandatpagesën, në vlerën e denarit, llogaritur sipas kursit të mesëm të Bankës Popullore të RM në ditën e realizimit të pagesës.

Në rast se riparimi ose ndërrimi i pjesëve të automjetit do të bëhet jashtë vendit, pa pëlqimin paraprak të MIDA RENT-A-KAR TURS SHPKNJP Shkup, Përdoruesit do t’i njihen shpenzimet në shumën e vlerësuar nga ana e Komisionit të MIDA RENT-A-KAR TURS SHPKNJP Shkup, në vlerën e denarit, llogaritur sipas kursit të mesëm të Bankës Popullore të RM në ditën e realizimit të pagesës.

Në rast se gjatë kthimit të automjetit do të konstatohet se një pjesë konkrete, pajisje ose pajisje plotësuese është humbur ose dëmtuar, Përdoruesi ka për detyrë të paguajë shumën e plotë të dëmit ose pjesës, pajisjes ose pajisjes plotësuese të humbur ose të dëmtuar.

14. Dokumentet dhe çelësat

Të gjitha automjetet që jepen me qira janë pajisur me dokumentet e nevojshme, përfshirë edhe dokumentet e kalimit të kufirit. shtetëror. Në rastet e humbjes ose dëmtimit të dokumenteve dhe/ose çelësit, Përdoruesi ka për detyrë të mbulojë shpenzimet përkatëse.

Sigurimi Kasko nuk e mbulon dëmet që mund t’u shkaktohen rezervarit të vajit (karterit), gomave, disqeve dhe enterierit të automjetit, ndërsa për dëmet që do t’u shkaktohen këtyre pjesëve përgjegjësi do të mbajë Përdoruesi, i cili ka për detyrë të mbulojë të gjitha shpenzimet përkatëse.

15. Sigurimi i automjeteve dhe pasagjerëve

Të gjitha automjetet që jepen me qira janë siguruar për dëmet e shkaktuara nga persona të tretë, në një nga kompanitë e sigurimit.

Automjetet objekt sigurimi njëkohësisht kanë edhe sigurim Kasko me franshizë në shumë prej 500 Euro. Për dëmet që do të kalojnë shumën e franshizës përgjegjësi do të mbajë Përdoruesi, i cili ka për detyrë të mbulojë shumën e dëmit që kalon shumën e franshizës..

Në rast se automjeti do të dëmtohet nga Përdoruesi, ai ka për detyrë të mbulojë plotësisht shumën e dëmit.

Me një pagesë ditore në shumën që do të caktohet sipas çmimores në fuqi mund të sigurohen shoferi dhe pasagjerët nga lëndimet trupore dhe vdekja, sipas policës së sigurimit në fuqi.

16. Përgjegjësia dhe detyrat në rast aksidenti ose vjedhjeje të automjetit

Në rast aksidenti ose vjedhjeje të automjetit, Përdoruesi ka për detyrë menjëherë dhe pa vonesë të njoftojë stacionin më të afërt policor dhe MIDA RENT-A-KAR TURS SHPKNJP Shkup.

Përdoruesi ka për detyrë të plotësojë dhe të dorëzojë në MIDA RENT-A-KAR TURS SHPKNJP Shkup formular – Deklaratë për aksidentin, që mund të gjendet në dokumentet e automjetit, duke shënuar të gjitha të dhënat e aksidentit dhe dhje ta dorëzojë në MIDA RENT-A-KAR TURS SHPKNJP Shkup. Në të kundërt ai do të mbajë përgjegjësi për mbulimin e dëmit të shkaktuar si rezultat të mosrespektimit të këtij detyrimi.

Përdoruesi ka për detyrë të bashkëpunojë me MIDA RENT-A-KAR TURS SHPKNJP Shkup gjatë kohës së vazhdimit të hetimeve dhe procedurës përkatëse.

Në rastet e vjedhjes së automjetit Përdoruesi ka për detyrë të dorëzojë Proçesverbalin e policisë lidhur me vjedhjen e automjetit, bashkë me çelësat dhe dokumentet e automjetit.

17. Kundërvajtjet e komunikacionit

Të gjitha gjobat lidhur me kundërvajtjet e komunikacionit, që do të bëhen gjatë kohës së vazhdimit të Kontratës së dhënies së automjetit me qira, do të mbulohen vetëm nga Përdoruesi i automjetit. Përdoruesi do të mbajë përgjegjësi për dëmin e shkaktuar me automjetin gjatë kohës së vazhdimit të Kontratës së dhënies së automjetit me qira, në rast se sigurimi, për një arsye konkrete, nuk do të mbulojë shumën e plotë të dëmit të shkaktuar.

Në rast se Përdoruesi i automjetit nuk do të kthejë automjetin brenda afatit të paraparë me Kontratën e dhënies së automjetit me qira, do të konsiderohet se ai ka përvetësuar automjetin në mënyrë kundërligjore dhe ai do të mbajë përgjegjësi sipas dispozitave të Kodit penal të Republikës së Maqedonisë.

18. Kompetencat gjyqësore

Në rast kontesti lidhur me dhënien e automjetit me qira, kompetente për procedimin e tij do të jetë Gjykata Themelore Shkupi 2 Shkup.

19. Përkufizimi i termave

MIDA SHPK SHKUP pronari i automjeteve

MIDA RENT-A-KAR subjekti që jep automjetet me qira

PËRDORUESI një individ ose subjekt juridik që ka lidhur kontratë për marrjen e automjetit me qira me subjektin që jep automjetet me qira dhe që merr përsipër të mbulojë shpenzimet e dhënies dhe marrjes së automjetit me qira

SHOFERI – personi që drejton automjetin